Biseda me Eurodeputeten
Cristina Guarda
Cristina Guarda
Në fjalën e saj hyrëse, Cristina Guarda shpjegoi se vizita në Shqipëri do të përfshijë takime me organizata të shoqërisë civile, përfaqësues institucionalë, ministra të qeverisë shqiptare, protestues dhe aktivistë mjedisorë. Ajo theksoi se qëllimi i takimit ishte të dëgjonte drejtpërdrejt zërin e diasporës, për të kuptuar më mirë çështjet që do të ngrejë gjatë qëndrimit në Tiranë. IS NOT FOR SALE!
ALBANIA
MILANO
EURODEPUTETJA CRISTINA GUARDA:
SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR DEMOKRACI, MBROJTJE
TË NATYRËS DHE TË TERRITOREVE SHQIPTARE.
DIASPORA SHQIPTARE NGRE ZËRIN NË PARLAMENTIN EVROPIAN!
Diaspora shqiptare ngre zërin në Parlamentin Evropian! Anullim i ligjeve 21/2024 & 20/2025 Propritet! Shqipëria ka nevojë për demokraci, mbrojtje të natyrës dhe të territoreve shqiptare. Realizimi i kësaj bisede dhe kontakti i drejtpërdrejtë me të nderuarën Eurodeputete, Cristina Guarda, u bënë të mundura përmes kontributit të Suela Mehdinit. Takimin e hapi Suela Mehdini, e cila falënderoi eurodeputeten për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Sipas saj, ky dialog përfaqëson një mundësi të rëndësishme për t’i bërë të njohura institucioneve evropiane kërkesat e qytetarëve për më shumë demokraci, shtet të së drejtës dhe transparencë. Prezantimi profesional i Kimberli Domit: në qendër anullimin e Ligjit 21/2024, Ligjit 20/2025 dhe Ligjit 55/2015 (Ndertimet Strategjike) Anullimin e Ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjit 20/2025 (Paketa e Maleve) ishte kërkesa kryesore që diaspora shqiptare i paraqiti eurodeputetes Cristina Guarda
Gjatë një takimi online të zhvilluar më 26 qershor 2026. Për më shumë se një orë e 20 minuta, përfaqësues të diasporës nga Italia dhe vende të tjera evropiane ngritën shqetësime për shkatërrimin e natyrës, korrupsionin dhe krizën e demokracisë në Shqipëri, pak ditë përpara vizitës së saj zyrtare në Tiranë. Takimi vijoi me një prezantim të detajuar dhe profesional nga Kimberli Domi, arkitekte dhe urbaniste, e cila paraqiti një broshurë të përgatitur me dokumentacion, harta dhe fotografi mbi zonat e mbrojtura ku tashmë janë kryer ose planifikohen ndërhyrje.
Sipas saj, këto tre ligje janë baza ligjoreqë lejojnë ndërtime dhe shfrytëzimekonomik në territoret e mbrojtura natyrore. Pjesëmarrësit theksuan sekëto ligje konsiderohen burimi kryesori të ardhurave të ketij sistemi pasi favorizojnë interesa private në dëmtë pasurive natyrore të Shqipërisë.Ne nuk jemi kundër zhvillimit, por mungesës së transparencës dheprojekteve që bien ndesh me praktikat europiane. Kërkojmë shfuqizimin e Ligjit 21/2024 dhe Ligjit 20/2025, si dhe mbikëqyrje më të fortë nga BE mbi projektet strategjike.
Pas prezantimit, eurodeputetja Cristina Guarda bëri të ditur se edhe në institucionet evropiane janë ngritur shqetësime serioze lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës. Ajo shpjegoi se në Komisionin Evropianjanë shprehur rezerva për këtë projekt dhe kërkoi që broshura dhe materialet e përgatitura nga Kimberli Domi t’i dërgohen ekipit të saj, në mënyrë që të përdoren si dokumentacion në vijim të punës institucionale dhe të denoncimeve në Parlamentin Evropian. Sesioni i pyetjeve dhe diskutimeve.
Ajo sqaroi se në Komisionin Evropian janë shprehur rezerva për këtë projekt dhe kërkoi që broshura dhe dokumentacioni i përgatitur nga Kimberli Domi t’i dërgohet ekipit të saj, në mënyrë që të përdoret si material mbështetës në vijim të punës institucionale dhe diskutimeve në Parlamentin Evropian.Në përfundim të ndërhyrjes së saj, Mehdini pyeti eurodeputeten: “Çfarë këshille mund të na jepni si qytetarë për ta çuar këtë kauzë më tej, në mënyrë që institucionet evropiane të reagojnë dhe të ndikojnë realisht në ndryshimin e situatës?” Cristina Guarda u përgjigj se sfidat që lidhen me transparencën, demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare nuk janë vetëm shqiptare, por hasen në forma të ndryshme edhe brenda vendeve të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, ajo theksoi se është detyrë e institucioneve evropiane të dëgjojnë drejtpërdrejt zërin e protestuesve dhe të shoqërisë civile. Sipas saj, procesi i integrimit të Shqipërisë nuk duhet të mbetet vetëm formal apo politik, por duhet të garantojë zbatimin real të shtetit të së drejtës, mbrojtjen e mjedisit, të drejtave sociale dhe pjesëmarrjen demokratike. Do të punojmë që zëri i protestës të dëgjohet edhe në institucionet evropiane. Bashkimi Evropian nuk duhet të mbyllë sytë, por të udhëheqë këtë proces me përgjegjësi, duke garantuar që integrimi të jetë në interes të qytetarëve dhe jo vetëm të politikës.
Siesta Mehdini: Protesta nuk është vetëm për natyrën, por për demokracinë”Siesta Mehdini, studente e Politikave Sociale, e cila theksoi se problematikat që po përjeton Shqipëria nuk janë më vetëm çështje kombëtare, por tashmë kanë marrë një dimension evropian. Ajo kujtoi se protesta nisi si një reagim për mbrojtjen e natyrës, por shumë shpejt u kuptua se problemi ishte shumë më i thellë. Sipas saj, në Shqipëri po miratohen projekte strategjike pa transparencë, pa konsultim me komunitetet lokale dhe në favor të oligarkëve, duke cenuar vetë funksionimin e demokracisë. Mehdini u ndal veçanërisht te projekti i Aeroportit të Vlorës, duke kujtuar se punimet nisën pa informacion publik dhe se më pas dolën në dritë akuza për korrupsion dhe konflikte interesi.
Ajo ngriti edhe një shqetësim më të gjerë: nëse Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mënyra se si menaxhohen fondet publike, mjedisi dhe demokracia nuk është më vetëm një problem shqiptar, por një çështje që prek të gjithë Evropën. Ada: “Protesta tashmë është kundër një sistemi: Më pas fjalën e mori Ada, e cila theksoi se protesta nuk mund të shihet më vetëm si një reagim kundër shkatërrimit të natyrës. Sipas saj, marrëveshja Rama–Meloni për kampet e emigrantëve dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura kanë një element të përbashkët: mungesën e transparencës dhe përjashtimin e qytetarëve nga vendimmarrja.
Ajo ngriti shqetësimin edhe për gjendjen e medias në Shqipëri, duke deklaruar se shumë media shmangin raportimin për këto tema ose ushtrojnë autocensurë për shkak të presioneve politike dhe ekonomike. Sipas saj, jo vetëm gazetarët, por edhe punonjës të administratës publike ndihen të kërcënuar nëse shprehin publikisht qëndrime kundër vendimeve të qeverisë. Në përfundim, Ada nënvizoi se protesta ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme dhe se mijëra qytetarë po dalin çdo ditë në rrugë. Ajo shtroi pyetjen nëse Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta konsiderojë këtë vetëm si një çështje të brendshme shqiptare, apo do ta trajtojë si një problem që prek standardet demokratike të vetë procesit të integrimit evropian. Sabrina Binjakaj: Cilat do të jenë hapat pas rezolutës së Parlamentit Evropian? Sabrina Binjakaj iu referua rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe pyeti se cilët do të jenë hapat konkretë për garantimin e mbrojtjes së Vjosë-Nartës dhe zonave të tjera të mbrojtura. Cristina Guarda u përgjigj se tashmë përgjegjësia kryesore i takon Komisionit Evropian, i cili duhet të monitorojë respektimin e legjislacionit mjedisor dhe standardeve të shtetit të së drejtës gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë.
Ajo shtoi se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbajë të lartë vëmendjen, të paraqesë pyetje parlamentare, të kërkojë verifikime dhe të bashkëpunojë me shoqërinë civile, në mënyrë që këto çështje të mbeten në qendër të agjendës evropiane. Kristi: “A monitoron Bashkimi Evropian lirinë e medias dhe manipulimin digjital? Një nga ndërhyrjet më të veçanta ishte ajo e Kristit, student i informatikës, i cili e zgjeroi diskutimin drejt teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe lirisë së informacionit. Ai vuri në dukje se transformimi digjital ka ndryshuar mënyrën se si qytetarët informohen dhe marrin pjesë në jetën demokratike, por paralajmëroi se teknologjia mund të përdoret edhe për manipulimin e opinionit publik. Kristi ngriti dy pyetje konkrete: Si mund të garantohet që qeveritë të mos përdorin algoritmet dhe inteligjencën artificiale për propagandë, censurë apo manipulim të informacionit?
A monitoron Bashkimi Evropian pluralizmin e medias, lirinë e shtypit dhe transparencën digjitale në vendet kandidate si Shqipëria dhe a duhet që këto standarde të jenë kushte të qarta për anëtarësimin? -Cristina Guarda pranoi se pyetjet ishin tepër specifike dhe nuk dëshironte të jepte përgjigje sipërfaqësore. Ajo i kërkoi Kristit t’ia dërgonte pyetjet edhe me shkrim, në mënyrë që t’i analizonte së bashku me këshilltarët e saj për politikat digjitale dhe inteligjencën artificiale. Eurodeputetja nënvizoi se liria e medias dhe pluralizmi janë pjesë thelbësore e shtetit të së drejtës dhe duhet të monitorohen edhe gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë. Sipas saj, problematika të ngjashme ekzistojnë edhe në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, çka e bën këtë debat edhe më të rëndësishëm në nivel evropian.
Majlinda: Ligji 21/2024 dhe Ligji 20/2025 duhet të anullohen Një pyetje drejtpërdrejta u ngrit nga Majlinda, e cila u ndal te dy aktet ligjore që, sipas protestuesve, po i hapin rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura. -Ligji 21/2024 dhe Ligji 20/2025 lejojnë ndërtime në zonat e mbrojtura. Çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian dhe çfarë do të bëni ju personalisht për të kontribuar në shfuqizimin e këtyre ligjeve? -Cristina Guarda u përgjigj se kjo do të jetë një nga temat kryesore të vizitës së saj në Shqipëri. Javën e ardhshme do të jemi në Tiranë dhe do ta ngremë këtë shqetësim gjatë takimeve me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare. -Do të kërkojmë që këto ligje të anulohen.! Shqiptaret e konsiderojne shfuqizimin e këtyre dy ligjeve si kushtin e parë për ndaljen e ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura.
Arlisa Gjoklaj: A mund të bojkotohen kompanitë që ndërtojnë në zonat e mbrojtura? Më pas fjalën e mori Arlisa Gjoklaj, e cila ngriti çështjen e përgjegjësisë së kompanive evropiane që mund të përfshihen në projektet turistike në zonat e mbrojtura. Ajo theksoi se ende nuk dihet nëse në këto territore do të ndërtohen vila private apo resorte luksoze, por në të dy rastet klientët do të jenë kryesisht qytetarë evropianë.
Pyetja e saj ishte: A mund të ndërhyjë Parlamenti Evropian për të sanksionuar ose bojkotuar kompanitë evropiane që do të menaxhojnë apo promovojnë këto projekte? A mund t’u hiqen klientët evropianë këtyre investimeve?” -Cristina Guarda u përgjigj shkurt dhe qartë: - Po, kjo mund të bëhet. Do ta çoj këtë çështje në Parlamentin Evropian. Kimberli Domi: Mesazhi i protestës është i qartë Në vijim të diskutimit, Kimberli Domi rikujtoi se protesta nisi si një reagim për mbrojtjen e natyrës, por sot është shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë qytetare. Ajo theksoi se qytetarët janë të lodhur nga korrupsioni, mungesa e transparencës në projektet strategjike dhe vendimmarrja pa konsultim publik. Sipas saj, shkatërrimi i zonave të mbrojtura është vetëm simptoma e një problemi shumë më të thellë: një sistemi ku interesi publik po zëvendësohet nga interesat private. Kimberli Domi i kërkoi eurodeputetes që vizita në Shqipëri të mos kufizohej vetëm në takime institucionale, por të përfshinte edhe takime me protestuesit dhe organizatat mjedisore që prej javësh ndodhen në terren dhe prej vitesh dokumentojnë shkeljet në zonat e mbrojtura. Ajo propozoi gjithashtu që delegacioni evropian të vizitojë nga afër këto zona, për të parë situatën reale dhe ndikimin e projekteve në mjedis. Sipas saj, pas më shumë se 30 ditësh protestash të pandërprera, qytetarët nuk kërkojnë vetëm mbrojtjen e natyrës, por një Shqipëri ku ligji të jetë mbi interesat politike dhe ekonomike. Armend Qushku: Moratorium shumëvjeçar për ndërtimet e reja: Nese konsiderohet e dobishme dhe e realizueshme si kusht për anëtarësimin, a mund t’i kërkohet Shqipërisë një moratorium shumëvjeçar për ndërtimet e reja përgjatë vijës bregdetare dhe në afërsi të lumenjve? Gjithashtu, në çfarë mënyre Bashkimi Evropian dhe ajo, në cilësinë e Zëvendëskryetares së Komisionit për Peticionet, mund të kontribuonin në mënyrë konkrete për arritjen e këtij objektivi? -Ajo deklaroi se ekzistojnë instrumentet e duhura, duke veçuar rezolutën e propozuar nga “NoiVerdi” e cila tashmë është miratuar. Ndër të tjera, ajo shtoi se do të shqyrtohen mundësitë që ofron procesi i peticioneve